Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aforfe
aforfe:

aforfé ndajf., edhe si mb., libr. duke e caktuar shumën, përfundimin etj. pa llogaritje, në mënyrë të përafërt: faturë aforfe.

Të ngjashme:
gaforre:

gafórr/e,-ja f. sh. -e(t) 1. zool. kafshë uji me guaskë të fortë e me dhjetë këmbë të nyjëzuara, që lëviz në të gjitha drejtimet: gaforre lumi (deti). 2. nj. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 22 qershori deri më 22 korrik.

qafore:

qafór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gushore: qafore e artë. 2. rrip i bardhë pëlhure, që qepet në jakën e xhaketës; jaka e këmishës a e xhaketës; lloj këmishe pa jakë. 3. rripi i kapistrës rreth qafës së kalit; copë leshi a thesi në zgjedhën e kaut, e mbushur me kashtë që të mos i vritet qafa. 4. sëpatë me qafë të gjatë. 5. tek. rrip rreth një detali të një pajisjeje a të një mekanizmi: qafore çeliku (gome).

ahore:

ahóre,-t f. sh. bot. familje drurësh si ahu, dushku, gështenja etj.

amorf:

amórf,-e mb. libr. i patrajtë: lëndë amorfe.

anore:

anór/e,-ja f. sh. -e(t) anie.