Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afishoj
afishoj:

afish/ój kal., -óva, -úar 1. ngjit një afishe diku. 2. fig. libr. e nxjerr diçka para të tjerëve a e vë në dukje me qëllim. / pës. afishóhet v. III.

Të ngjashme:
asistoj:

asist/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. jam i pranishëm: asistoj në mbledhje. 2. kal. ndihmoj me para, me mjete pune, me drejtim shkencor etj. një vend a një institucion. / pës. asistóhem.

atashoj:

atash/ój kal., -óva, -úar libr. caktoj dikë të punojë pranë një organi, një institucioni a një njeriu; vë një sipërmarrje a një institucion në varësi të një tjetri më të madh.

dyfishoj:

dyfish/ój kal., -óva, -úar e rrit dyfish; e shtoj shumë diçka: dyfishuan prodhimin; dyfishoi kujdesin (përpjekjet).

kafshoj:

kafsh/ój kal., -óva, -úar ia ngul dhëmbët dikujt a diçkaje: kafshoj mollën; kafshoi gjuhën; / v. III e kap dhe e shtrëngon me dhëmbë (për kafshë) ose me sqep (për shpendë); e pickon dhe e helmon (për gjarpërinj e kandrra); ha karremin, i bie grepit (për peshkun): e kafshoi nepërka (grera, qeni i tërbuar); qeni që leh nuk kafshon (fj. u.).

afishim:

afishím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: vend për afishime; afishimi i vlerave.