Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afishe
afishe:

afísh/e,-ja f. sh. -e(t) fletë e madhe me njoftime e me vizatime për një shfaqje, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm.

Të ngjashme:
mafishe:

mafísh/e,-ja f. sh. -e(t) ëmbëlsirë e gufuar, e gatuar me të bardhën e vezës e me sherbet dhe e pjekur në furrë.

fishë:

físh/ë,-a f. sh. -a(t) spec. kunj a fishek i metaltë e me tel, që futet në folenë e një aparati telefonik a telegrafik ose të një aparati tjetër për të bërë një lidhje: fut (nxjerr, heq) fishën.

afishoj:

afish/ój kal., -óva, -úar 1. ngjit një afishe diku. 2. fig. libr. e nxjerr diçka para të tjerëve a e vë në dukje me qëllim. / pës. afishóhet v. III.

arithe:

aríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte shumëvjeçare, me lule të bardheme të mbledhura si kokë a si qerthull; këputje.

atashe:

atashé,-u m. sh. -(të) dipl. nëpunës që drejton një fushë veprimtarie në një përfaqësi diplomatike: atashe tregtar (ushtarak).