Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afetar
afetar:

afetár,-e mb., edhe si em., që nuk beson në asnjë fe, jofetar; i pafe.

Sinonime / Të përafërta:
jofetar
Të ngjashme:
afetari:

afetarí,-a f. të qenët afetar.

kafetar:

kafetár,-i m. sh. -ë(t) kafexhi.

fetar:

fetár,-e mb. 1. që lidhet me fenë, i fesë; që mbështetet në fe; që merret me mësimin a me propagandimin e fesë; që bëhet sipas kërkesave të fesë:rite fetare; botëkuptim fetar; shkollë fetare; libër fetar; urdhër fetar. 2. edhe si em., që beson te Zoti; që beson në një fe; që i kryen rregullisht ritet fetare: njeri fetar.

anëtar:

anëtár,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i një partie, i një shoqate, i një komisioni etj.: anëtar i këshillit bashkiak.

arëtar:

arëtár,-i m. sh. -ë(t) bujk.