Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afert
afërt:

áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3. që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të afërta (gjuh.).

Antonime:
i largët
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë. Gjuha Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme. Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë shkretie: bregu i ulët i lumit, vendevende ranishtë, vende-vende baltak, zgjatet gjer tutje, i mbuluar aty-këtu me xunkth. Rreth e rrotull s'ka asnjë shtëpizë, madje as muret e famullisë sonë nuk duken, kurse bujtina më e afërt është ndonjë mijë hapa larg. Pranë trungjeve ku lidhet trapi gjatë natës, është një pllakë e hekurt ku, me shkronja të shtrembëra, janë shkruar fjalët: "Lundra dhe trape”. Ka shumë vite që kësi pllakashi janë vënë kudo dhe, jo vetëm në viset e kryezotit tonë, kontit Stres të Gjikëve, ose...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...ndikesa e paasimiluar mirë e poezisë moderne jugosllave. Pa traditë të pasur të një poezie çfarë ja kanë çelur rrugën simbolizmi dhe surealizmi, si dhe pa kulturë të mjaftuar poetike, disa prej tyre vetëvetiu vijnë në situata të çuditshme që të mos krijojnë as poezi moderne, as poezi që është më e afërt me lexuesit tanë. Shumë prej konvencave poetike, që janë përdorur dhe përdoren në poezinë simbolike dhe fenomenologjike, dhe që kanë një kuptim të caktuar të varur prej strukturës përkatëse të vargut, tek ne shndërrohen në shprehje abstrakte, pa kuptim dhe pa efekt mbi natyrën e njeriut, mbi imagjinatën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...- vazhdoi, - se me anë vetëvrasjesh qëllon që jepen shenja, mesazhe, si ajo e Jan Palashit në Çekosllovaki. Ose e... Stefan Cvajgut, që ju e dini më mirë se unë. Te ne nuk përjashtohet një gjë e tillë. - Aq më tepër që vajza është nga një familje e vjetër e deklasuar, - ndërhyri hetuesi. - E afërt me ish-oborrin mbretëror. Me një pjesë të fisit këtu, e tjetrën jashtë shtetit. Ndaj hetimi do të jetë i gjatë. Dramaturgu nuk dinte ç'të thoshte. - S'është puna vetëm te libri, - tha sekretari i dytë. - Në ditarin e vajzës, emri juaj përmendet shpesh. - Ah, - ia bëri tjetri, pa ditur ç'të thoshte...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...shtrihej. Të gjithë kujtuan se ishte ftohur. E çuan në shtëpinë e një fshatari, ndezën një zjarr të madh dhe e vunë pranë vatrës. Por në mbrëmje u bë më keq. Ende pa gdhirë mirë, specialisti e zgjoi gjeneralin për t'i kërkuar makinën. - Kryepunëtori është keq. Duhet çuar me ngut në spitalin më të afërt. Prifti u zgjua, gjithashtu. - Ç'të ketë vallë? - pyeti ai. - Dukej që dje pasdite që nuk ishte mirë. - S'e di, - tha specialisti. - Dyshoj se është infektuar. Në dorën e majtë ka një gërvishtje të vogël. - Infektim? - Gjenerali ngriti kryet. Specialisti doli. - Ç'të jetë? - pyeti gjenerali...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
afekt:

afékt,-i m. sh. -e(t) libr. gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie etj.

afërm:

áfërm (i), -e (e) mb. 1. edhe si em. m., me lidhje gjaku a me lidhje të ngushta; kund. i largët: kushëri i afërm; të afërmit e mi. 2. i afërt.

ajërt:

ájërt (i, e) mb. 1. që është si ajri, i gaztë. 2. fig. i lehtë a i padukshëm si ajri

afër:

áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë; drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër.

afër:

áfër parafj. (r. rr.) përdoret me një emër a me një përemër që shënon vend a kohë, me kuptimin “pranë”: afër bregut; afër agimit; afër nesh; afër të pesëdhjetave.