Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aferm
afërm:

áfërm (i), -e (e) mb. 1. edhe si em. m., me lidhje gjaku a me lidhje të ngushta; kund. i largët: kushëri i afërm; të afërmit e mi. 2. i afërt.

Antonime:
i largët
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e. sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të pushtojë disa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe. Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë të vendit është fjala kur...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...idenë e tij ashtu sikundër e ka strehuar idenë e tij, mjaft aktuale për njerëzimin e sotëm, Alber Kamy nën simbolin e Murtajës. Përse pikërisht një problematikë historike e shfrytëzon Ismail Kadare për të folur për problematikën bashkëkohore? Përse hudhet aqë larg për të na folur për probleme kaqë të afërme? Shkaqet, sigurisht, janë kuptimore dhe artistike. Historia nuk përsëritet: kjo është një e vërtetë që e di gjithkush, një frazë që njeriu e dëgjon prej bangave të shkollës. Ngjarjet e një periudhe historike janë të vdekura per njerëzit e gjallë, ashtu sikundër janë të vdekur edhe njerëzit të cilët...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
afërmi:

áfërmi (së) ndajf. 1. së shpejti; pas a para pak kohe: tashti së afërmi. 2. drejtpërdrejt, nga afër: e njoh së afërmi.

afërt:

áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3. që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të afërta (gjuh.).

afër:

áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë; drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër.

afër:

áfër parafj. (r. rr.) përdoret me një emër a me një përemër që shënon vend a kohë, me kuptimin “pranë”: afër bregut; afër agimit; afër nesh; afër të pesëdhjetave.

afër:

áfër pj. afërsisht, rreth: afër një javë; afër njëzet veta.