Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afer
afër:

áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë; drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër.

afër:

áfër parafj. (r. rr.) përdoret me një emër a me një përemër që shënon vend a kohë, me kuptimin “pranë”: afër bregut; afër agimit; afër nesh; afër të pesëdhjetave.

afër:

áfër pj. afërsisht, rreth: afër një javë; afër njëzet veta.

Sinonime / Të përafërta:
pranë
ngjitur
afërsisht
drejtpërdrejt
rreth
Antonime:
larg
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, që përbëjnë një dukuri të rëndomtë në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendin tonë. Depo të tilla janë gjetur buzë liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi të Shirokës e Beltojës me sëpata të tipit « shqiptaro-dalmat », në një shpellë afër Koplikut dhe në fshatin Bushat me sëpata të tipit « kelt », etj.. Këto depo, që krijohen në raste rreziku nga zejtarë endacakë, të cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden zakonisht gjatë rrugës natyrore. Ato përmbajnë objekte të pavëna në përdorim, shpesh prodhime të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...mesatare. Megjithëse ndonjëherë është skepticizëm dekurajues, dyshimi kur është i frymëzuar prej aspiratash pozitive dhe moralisht të larta është një kualitet, që i kontribuon përparimit. Dyshimi në të vërtetë është nëna e mençurisë. Është afër menç se njeriu që s'është i kënaqur me punën e vet dhe vlerën e saj, do të përpiqet për kualitete më të larta; është afër menç se njeriu, që ka aftësi të dyshojë, jo vetëm për të dyshuar, në pohimet e autoriteteve, por pse sheh më larg, do të mundë të sjellë ide, mendime, pohime origjinale. Dyshimi i njeriut të prirur nuk ka asgjë të përbashkët me dyshimin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...rrëmbyer ndonjë ditë nga ujërat e turbullta, ose ishin djegur nga vetëtimat, ose, edhe më keq, ishin katandisur në atë gjendje, saqë udhëtari, pasi kishte hedhur hapin e parë mbi dhogat e tyre të kalbëta, kishte qëndruar në mëdyshje për hapin e dytë, gjersa qe kthyer mbrapsht, për të kërkuar diku afër ndonjë trap apo va, për t'u hedhur matanë. Dhe kjo ndodhte kështu, sepse të gjitha ato kishin qenë ura të drunjta, kurse kjo që do të ngrihej do të ishte një urë e vërtetë, me këmbë e harqe të forta prej guri, ndoshta e para e këtij lloji në gjithë dheun e Arbrit. Njerëzit e pritën lajmin me...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mundësi dhe këtu do të na ndihmojë vetëm rasti. - Unë kam bërë edhe një skicë të thjeshtë, ashtu si kam mundur, - tha i panjohuri dhe nxori një copë letër, ku kishte vizatuar diçka që i ngjante kishës dhe, prapa saj, dy shigjeta, nën të cilat ishte shënuar me ngjyrë të kuqe "varri". - Atje afër ka një krua, - vazhdoi ai, - dhe më tutje, nga e djathta, dy giparisa, ja këtu, - dhe shënoi diçka tjetër pranë kishës. - Mirë, - tha gjenerali. - Falemnderit! - Unë duhet t'ju falënderoj, - tha tjetri. - Ishte shoku im më i mirë. - Ai donte të thoshte dhe diçka tjetër, ndoshta, ndonjë hollësi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...përdor telefonin? Sigurisht, - iu përgjigj banakieri, pa e fshehur habinë. Rudian Stefa ishte edhe më i habitur me veten e vet. S'kishte njeri në Tiranë që nuk e dinte se telefonat e “Dajtit” përgjoheshin, por kjo nuk i Shkaktoi ndonjë mëdyshje. Ngadalshëm po formonite numrin e hetuesit dhe vetëm afër fundit tha me vete, ç'po bëj, por pyetja, në vend t'ia ngadalësonte veprimin, bëri të kundërtën. Alo, mirëdita, Rudian Stefa jam. Zëri në anën tjetër të fillit iu duk miqësor. Më tepër se i dëgjonte, po i merrte me mend fjalët e mirësjelljes, ngaqë mendjen e kishte te tjetër gjë: t'i jepte të...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
adër:

ád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bised. gjepur; shaka, hokë.

afërm:

áfërm (i), -e (e) mb. 1. edhe si em. m., me lidhje gjaku a me lidhje të ngushta; kund. i largët: kushëri i afërm; të afërmit e mi. 2. i afërt.

afërt:

áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3. që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të afërta (gjuh.).