Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afektiv
afektiv:

afektív,-e mb. libr. që krijohet nga një afekt; që ka afekt: gjendje afektive.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...rrëfimit, Ismail Kadareja i mohon atij pranverën, po ashtu siç i mohon dhe buzëqeshjen. Gjithçka fillon me shiun dhe dëborën, gjithçka përfundon me erën". I mohon... Jo vetëm që termi i përdorur është plotësisht i saktë, por dhe përkon (përveç efektshmërisë në planin rrëfimtar) me qëndrimin afektiv të autorit: nëse fola më sipër për roman subjektiv, duhet pranuar se ky subjektivizëm është mjaft i veçantë. Ismail Kadareja i lejon të shohë “beroit" të vet - pra, të tregojë - vetëm çka i përshtatet atij, domethënë, atë që përputhet me natyrën e tij dhe, posaçërisht, atë të një gjenerali që...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
efektiv:

efektív,-i m. sh. -a(t) libr. numri i përgjithshëm i punonjësve në një ndërmarrje a në një institucion, i ushtarakëve të një njësie etj.: efektivi i shkollës; efektivi i divizionit (usht.).

efektiv:

efektív,-e mb. libr. 1. i frytshëm. 2. që është aq sa sasia a masa e përcaktuar; i vërtetë: gjendja efektive; vlerë efektive. 3. i përhershëm në një punë a në një detyrë: oficer efektiv.

infektiv:

infektív,-e mb. mjek. ngjitës: sëmundje infektive.

festiv:

festív,-e mb. që bëhet për festë; që është si për festë: koncert festiv; atmosferë festive.

fiktiv:

fiktív,-e mb. libr. i gënjeshtërt, i rremë.