Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afekt
afekt:

afékt,-i m. sh. -e(t) libr. gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie etj.

Të ngjashme:
efekt:

efékt,-i m. sh. -e(t) libr. pasojë, rrjedhim; ndikim; dobi: ka efekt; nuk i bëri efekt.

afërt:

áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3. që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të afërta (gjuh.).

afektiv:

afektív,-e mb. libr. që krijohet nga një afekt; që ka afekt: gjendje afektive.

aleat:

aleát,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb. 1. anëtar i një aleance, besëlidhës: shtete (ushtri) aleate. 2. ai që lidhet e bashkëpunon me dikë dhe e përkrah gjallërisht atë.

aneks:

anéks,-i m. sh. -e(t) shtojcë: kuzhinë me aneks.