Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afatgjate
afatgjatë:

afatgjátë mb. që është për një afat të gjatë: plane afatgjata.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjetur gjuhën e përbashkët për shkak se forma e dytë e aktivitetit është shprehur negativisht në formën e parë të aktivitetit dhe e ka penguar zhvillimin e saj normal. Azem Shkreli ka hequr menç se aksioni i realizuar përmes një vepre artistike të shumtën e herave është i një efekti më të madh, më afatgjatë dhe më frytdhënës se ndonjë aksion praktik i shkrimtarit. Sociologu i arteve dhe i kulturës, Lysjen Goldman me të drejtë ka vënë në dukje në veprën Hulumtimet dialektike se për një krijues „vetë vepra është jo vetëm aksion, por edhe një prej aksioneve më efikase që mund të ndërmarrë ai". Duke ju...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"