Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afat
afat:

afát,-i m. sh. -e(t) koha e caktuar për të bërë diçka ose caku kohor kur duhet të fillojë a të mbarojë një punë: afati i shlyerjes ( i dorëzimit); përfundoi para afatit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Një mbeturinë e kohëve, kur tokat ishin pasuri e përbashkët, ishte edhe sistemi i « arave të hapura », sipas të cilit, me përfundimin e korrjeve, bagëtitë mund të kullosnin lirisht në ngastrat e njërit apo tjetrit. Po ashtu, arat e braktisura, pas një afati të caktuar, i ktheheshin përsëri bashkësisë. Kjo mund t’i përdorte për të kompensuar anëtarët e bashkësisë që kishin nevojë për ngastra të reja shtesë ose që dëshironin të ndërronin tokën e mëparshme. Bashkësia, gjithashtu, kujdesej për veprimtari me interes të përbashkët, për shfrytëzimin e ujrave...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...zhvarrosnin dot. Kështu i zuri vera dhe në verë nuk pushuan më shumë se dy javë, sepse punët nuk shkonin mirë. Në konferencën e shtypit, që ai e mbajti në vendin e tij, në prag të nisjes së dytë për në Shqipëri, nuk e fshehu nervozizmin përpara gazetarëve. Po, ishte kërkuar vërtet një shtyrje afati për zgjatjen e kohës së kërkimeve, prej qeverisë shqiptare. Po, ishte e vërtetë se ky kërkim po zgjatej më shumë se ç'ishte parashikuar. Po, ishte jashtë çdo dyshimi se kishin dalë vështirësi të papritura. Jo, s'ishte punë pengesash nga qeveria vendëse. Jo, kurrfarë zvarritjeje e as kursim...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
abat:

abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.

pafat:

pafát (i, e) mb. që nuk i ndih fati; që nuk përfundon mirë: njeri i pafat; dashuri e pafat; marrëveshje e pafat.

fat:

fat,-i m. sh. -e(t) 1. fuqi e panjohur që besohet se përcakton në mënyrë të pashmangshme ecurinë e jetës së njeriut ose rrjedhën e ngjarjeve; gërshetim rrethanash a lidhje ngjarjesh të rastit në jetën e njeriut; rrjedhë ngjarjesh që mbarojnë me një fund të kënaqshëm; mbarësi (edhe në njësi frazeologjike): e solli fati; është me (pa) fat; e la në mëshirë të fatit (dikë a diçka); për fat të mirë fatmirësisht; për fat të keq fatkeqësisht. 2. libr. e ardhmja: fati i popullit (i atdheut). 3. pjesa që i takon dikujt për të marrë: iu bë fat i erdhi diçka e mirë. 4. bashkëshort; bashkëshorte: e mori për fat u martua; fati i parë është i mbarë (fj. u.).

acar:

acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari.

adet:

adét,-i m. sh. -e(t) bised. zakon: bëj adetet.