Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afarizëm
afarizëm:

afaríz/ëm,-mi m. veprimtari ekonomike afariste: merret me afarizëm.

Të ngjashme:
aforizëm:

aforíz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) libr. thënie e shkurtër shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta: libër aforizmash.

afetarizëm:

afetaríz/ëm,-mi m. libr. afetari.

anarkizëm:

anarkíz/ëm,-mi m. rrymë politike e shoqërore, që është kundër pushtetit shtetëror të organizuar e nuk përfill ligjet; prirje për anarki.

atavizëm:

atavíz/ëm,-mi m. 1. biol. rishfaqje e disa tipareve a e vetive të paraardhësve të largët te njerëzit, te kafshët ose te bimët. 2. fig. libr. mbeturinë e trashëguar nga e kaluara, gjurmë e së vjetrës.

carizëm:

caríz/ëm,-mi m. hist. regjimi i carit; monarki absolute me carin në krye.