Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afërsisht
afërsisht:

afërsísht ndajf. në mënyrë të përafërt, përafërsisht.

afërsisht:

afërsísht pj. afër, rreth: afërsisht tre muaj.

Sinonime / Të përafërta:
përafërsisht
rreth
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...për këtë urë në të njëmbëdhjetë gjuhët e gadishullit, unë do të përpiqem të shkruaj gjithë të vërtetën për të, domethënë të shkruai gënjeshtrën, ashtu siç dukej, dhe të vërtetën, ashtu siç nuk dukej, të shënoj ngjarjet e përditshme, që janë të rëndomta si gurët, dhe tmerret e mëdha, që janë afërsisht aq sa ç'është numri i harqeve të saj. Tani karvanet dhe karvanarët po e përhapin anembanë tokës së madhe ballkanike gojëdhënën e therorisë, që kinse u bë në këmbët e urës. Të paktë janë ata që e dinë se kjo nuk ishte një fli kushtuar orëve të ujit, por thjesht një krimi zakonshëm, dëshmitar...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm. Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
afërsishëm:

afërsísh/ëm (i), -me (e) mb. i përafërt.

egërsisht:

egërsísht ndajf. me egërsi, me të egër, egër: e rrahën egërsisht.

atërisht:

atërísht ndajf. në mënyrë atërore, si baba: e përkëdheli atërisht.