Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afërsi
afërsi:

afërsí,-a f. 1. të qenët afër: afërsi gjeografike; në afërsi afër. 2. sh. -(të) rrethinat e një qyteti, të një fshati etj. 3. afri. 4. lidhje e ngushtë shpirtërore; qëndrim i përzemërt. 5. përafërsi.

Sinonime / Të përafërta:
afri
përafërsi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.. Tipi fizik i njeriut...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...ndërton vasha pranë tij, protagonisti, që mund të quhet alias Anton Pashku, thotë sa vijon në lidhje me shikimin prej së afërmi: „tash e shihsha vetëin nji faqe të saj, vetëm nji faqe, madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë,m adje-madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë, sepse nga ajo afërsi nuk mundsha me pa ma shumë, me e pa tanë atë faqe, tanë atë anë, secilën imtësi të saj". Ashtu sheh edhe autori ynë. Në mënyrën e vrojtimit të tij, që në të vërtetë është më tepër persiatje figurative se sa vrojtim analitik-realist, duhet parë si përparësitë ashtu edhe kufizimet e metodës krijuese...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
afërmi:

áfërmi (së) ndajf. 1. së shpejti; pas a para pak kohe: tashti së afërmi. 2. drejtpërdrejt, nga afër: e njoh së afërmi.

aftësi:

aftësí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i aftë; prirje e mjeshtëri, zotësi: aftësi fizike (mendore, krijuese); ka aftësi. 2. mundësia më e madhe për të bërë diçka, për të nxënë, për të prodhuar etj.: aftësia prodhuese (ujitëse); aftësia blerëse.

afri:

afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri gjuhësh (gjuh.).

egërsi:

egërsí,-a f. 1. të qenët i egër; kund. butësi: sillej me egërsi. 2. zakon. sh. -(të) veprim i egër e gjakatar, mizori: egërsitë e barbarëve. 3. hist. periudha e parë e zhvillimit të shoqërisë parake.

epërsi:

epërsí,-a f. sh. -(të) të qenët më i madh, më i mirë, më i aftë, më i vlefshëm etj. se dikush a se diçka tjetër: ka epërsi.