Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afërmi
afërmi:

áfërmi (së) ndajf. 1. së shpejti; pas a para pak kohe: tashti së afërmi. 2. drejtpërdrejt, nga afër: e njoh së afërmi.

Sinonime / Të përafërta:
drejtpërdrejt
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vizioni. Afërsinë ai nuk e don për arësye se i bëhet që ajo nuk i jep mundësinë t'i shohë në hollësi objektet e interesimit të vet, t'i shohë tërësisht. Duke kundruar piramidën që ndërton vasha pranë tij, protagonisti, që mund të quhet alias Anton Pashku, thotë sa vijon në lidhje me shikimin prej së afërmi: „tash e shihsha vetëin nji faqe të saj, vetëm nji faqe, madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë,m adje-madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë, sepse nga ajo afërsi nuk mundsha me pa ma shumë, me e pa tanë atë faqe, tanë atë anë, secilën imtësi të saj". Ashtu sheh edhe autori ynë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...kryengritjeje antibizantine që pati për epiqendër Maqedoninë, në fronin bullgar erdhi car Samueli (976- 1014). Nën sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar u zhvendos nga lindja, Preslavi, në Prespë e në Ohër. Në këtë kuadër trevat shqiptare morën një rëndësi të dorës së parë dhe u përfshinë për së afërmi në konfliktin e gjatë midis Samuelit dhe Perandorisë Bizantine. Car Samueli bashkoi nën sundimin e tij krejt Maqedoninë deri në Selanik, trevën e vjetër bullgare midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesalinë, Temat e Nikopojës e të Durrësit, si dhe Dioklenë e Rashën në Veri. Nën sundimin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
afërsi:

afërsí,-a f. 1. të qenët afër: afërsi gjeografike; në afërsi afër. 2. sh. -(të) rrethinat e një qyteti, të një fshati etj. 3. afri. 4. lidhje e ngushtë shpirtërore; qëndrim i përzemërt. 5. përafërsi.

afërm:

áfërm (i), -e (e) mb. 1. edhe si em. m., me lidhje gjaku a me lidhje të ngushta; kund. i largët: kushëri i afërm; të afërmit e mi. 2. i afërt.

afrim:

afrím,-i m. sh. -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljeve: afrimi i pranverës; afrimi me shokët.

afri:

afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri gjuhësh (gjuh.).

afërt:

áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3. që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të afërta (gjuh.).