Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aeroport
aeroport:

aeropórt,-i m. sh. -e(t) aerodrom i madh për udhëtarë e mallra: aeroporti i Tiranës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Por prifti nuk u tregua kureshtar. Kjo do të thotë se është vështirë t'i interesojë gjë tjetër, mendoi gjenerali. Tani sikur ndihej mirë, por s'kishte me kë të bisedonte. Shoqëruesi shqiptar rrinte përpara priftit, kurse deputeti shqiptar dhe një përfaqësues i ministrisë, që i kishin pritur në aeroport, vinin pas tyre, në një makinë tjetër. Në hotel "Dajti” gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë. Gjenerali, prifti dhe tre shqiptarët u ulën në një tryezë. Flisnin për gjëra të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të interesave, do të vishet si amerikanët, do të betohet në mister dollarin, në veturën dhe në basenin si amerikanët, do të argëtohet si amerikanët, do të vrapojë pas biznisit dhe reklamës si amerikanët, që i ka gjetur aty. Dhe, kur na rastis fati ta takojmë pas ndonjë decenie në ndonjë mol apo aeroport, me asgjë, përpos ndoshta me gjuhën e prishur, nuk do të na përkujtojë se ka pasur dikur farë „tensioni moral dhe fizik" shqiptar. Çka të bëjë i shkreti! I është dashur të merkantilizohet si edhe bashkëvendësit e tij në anën perëndimore të Atlantikut. Tensioni, që ka marrë me vete, nuk i ka ndihmuar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"