Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aeroplan
aeroplan:

aeroplán,-i m. sh. -ë(t) mjet fluturues reaktiv a me motor dhe zakonisht me krahë: aeroplan reaktiv ( ushtarak); udhëtoj me aeroplan.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nga kjo detyrë, - i tha një natë, tek rrinin zgjuar në shtrat, - më duket sikur në shtëpi na ka hyrë vdekja. Ai e qetësoi si mundi dhe atë natë fjeti më keq se herët e tjera. I dukej sikur nesër do të nisej për në luftë. Vizitorin e fundit e takoi në mëngjesin e asaj dite që do të nisej me aeroplan. Në aeroport duhej shkuar herët dhe, kur ai doli në kopsht për të hapur derën e garazhit, pa dy njerëz që po flinin të mbledhur kruspull te porta, mbështjellë me velenxë. Ishte një burrë plak me nipin e tij, të ardhur nga skaji më i largët i vendit. Kishin udhëtuar shumë ditë, gjersa, më në...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"