Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adrese
adresë:

adrés/ë,-a f. sh. -a(t) të dhënat për marrësin a për dërguesin e një letre, të një pakoje etj. ose për vendndodhjen e një banese, të një institucioni etj.: zyra e adresave; na harroi adresën (fig. shaka.) na ka harruar prej kohësh, nuk na vjen më; / libr. drejtim: kritikë pa adresë.

Sinonime / Të përafërta:
shaka
drejtim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...natyra optimistë. Ata qeshin shpesh pse janë ashtu optimistë dhe janë optimistë pse mund të qeshin. Rifat Kukaj është njëri prej shkrimtarëve tanë që mjaft shpesh qeshën si në jetë ashtu edhe në veprat letrare, ndonëse më shpesh në jetë se sa në veprat. Në jetën e përditshme ai mahitet shpesh në adresë të shokëve, kolegëve, grave dhe burrave dhe të gjithë ata ndjejnë simpati ndaj shakave të tij të sinqerta dhe padjallëzore. Atë prirjen e tij prej humoristi dhe atë optimizmin jetësor, Rifat Kukaj i ka sjellë edhe në letërsinë tonë në kohën kur numri i shkrimtarëve që ishin të disponuar ta shikonin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
adresoj:

adres/ój kal., -óva, -úar, edhe fig., libr. i drejtoj dikujt diçka ose e drejtoj diku.

afresk:

afrésk,-u m. sh. -e(t) art. pikturë me bojëra uji mbi suva të njomë: afreske mesjetare.

arrest:

arrést,-i m. sh. -e(t) paraburgim; ndalim: arrest shtëpie; në gjendje arresti.

medrese:

medresé,-ja f. sh. -(të) fet. shkollë e mesme ose e lartë për hoxhallarë e myderizë.

ndreqe:

ndréq/e,-ja f. sh. -e(t) etnogr. dita kur përcjellin nusen te burri.