Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës admiroj
admiroj:

admir/ój kal., -óva, -úar e vështroj dikë a diçka me ëndje e me kënaqësi të madhe; e vlerësoj lart: e admiroj për durimin. / pës. admiróhem.

Të ngjashme:
admiral:

admirál,-i m. sh. -ë(t) usht. gradë e lartë në flotën detare, e barasvlershme me gjeneralin e armatës; ushtarak që mban këtë gradë.

adhuroj:

adhur/ój kal., -óva, -úar kam dashuri të zjarrtë e nderim të madh për dikë a për diçka; edhe fet., e nderoj si perëndi, i përulem e i falem. / pës. adhuróhem.

aspiroj:

aspir/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar libr. kam dëshirë të madhe e shpresa t’ia arrij një qëllimi të lartë.

tumiroj:

tumir/ój kal., -óva, -úar tumir; miratoj.

admirim:

admirím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. ndjenja e kënaqësisë kur admirojmë dikë a diçka: ngjall admirim; flet me admirim .