Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës admiral
admiral:

admirál,-i m. sh. -ë(t) usht. gradë e lartë në flotën detare, e barasvlershme me gjeneralin e armatës; ushtarak që mban këtë gradë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përfituar nga konflikti midis despotit Mihali II i Epirit dhe perandorit të Nikesë, Teodorit II Laskari, si dhe i inkurajuar nga pakënaqësia e thellë që kishte pushtuar popullsinë shqiptare kundër këtyre dy rivalëve bizantinë, në mesin e dimrit të vitit 1257-1258 flota e Manfredit e komanduar nga admirali i tij, Filip Kinardi, zbarkoi në bregdetin shqiptar dhe pushtoi Durrësin, Vlorën, Spinaricën e Beratin. Ndonëse këto kështjella juridikisht ishin në atë kohë nën sundimin e perandorit të Nikesë (Durrësi), apo të despotit të Epirit (Vlora, Berati e Spinarica), as njëri e as tjetri nuk ushtronin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
admiroj:

admir/ój kal., -óva, -úar e vështroj dikë a diçka me ëndje e me kënaqësi të madhe; e vlerësoj lart: e admiroj për durimin. / pës. admiróhem.

admirim:

admirím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. ndjenja e kënaqësisë kur admirojmë dikë a diçka: ngjall admirim; flet me admirim .

amoral:

amorál,-e mb. libr. i pamoralshëm.