Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës administrator
administrator:

administratór,-i m. sh. -ë(t) nëpunës i administratës; ai që administron një sipërmarrje a një pasuri.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... pronia i ishte afruar së tepërmi statusit të një zotërimi feudal të pavaruar. Ajo tanimë mund të trashëgohej, të ndahej, madje dhe të shitej. Gjithnjë e më rrallë proniari përmbushte detyrimin kryesor ndaj shtetit, atë ushtarak, madje kjo shpjegon përse në ndonjë rast del se zotërues dhe administratorë të proniave të ishin edhe gra. Megjithatë, në fund të shek. XIV dhe gjatë gjithë shek. XV, në përputhje me intensifikimin e veprimtarive ushtarake si pasojë e sulmeve të turqve osmanë, vihet re një rigjallërim i institucionit të tokave ushtarake (stratiotika ktemata), qoftë në formën e mirëfilltë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
administrativ:

administratív,-e mb. që kryen funksionet e administratës, që është administratë; që lidhet me administratën, i administratës: njësi (qendër) administrative; ndarje administrative; me rrugë administrative.

administratë:

administrát/ë,-a f. sh. -a(t) sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive urdhërdhënëse; tërësia e nëpunësve të aparatit shtetëror: administrata qendrore (vendore); / përmb. drejtuesit e nëpunësit e një njësie a të një sektori të ekonomisë, të kulturës etj.: përgjegjësi i administratës.