Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës administratë
administratë:

administrát/ë,-a f. sh. -a(t) sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive urdhërdhënëse; tërësia e nëpunësve të aparatit shtetëror: administrata qendrore (vendore); / përmb. drejtuesit e nëpunësit e një njësie a të një sektori të ekonomisë, të kulturës etj.: përgjegjësi i administratës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tërheqjen e Despotatit të Epirit në kufijtë e tij fillestarë. Në viset e zbrazura nga epirotët u vendos administrata e Nikesë. Kryengritja e shqiptarëve kundër Perandorisë së Nikesë (1257-1258) Vendosja e pushtetit të Nikesë në viset shqiptare nuk e përmirësoi gjendjen e tyre, përkundrazi, një administratë e rreptë ushtarake e civile u vendos në trevat shqiptare, përfshirë edhe Principatën e Arbrit, që kishte luajtur një rol vendimtar në suksesin e nikeasve. Në krye të saj u vu një qeveritar bizantin, Konstandin Habaroni, i cili së bashku me qeveritarët e krahinave të tjera të Shqipërisë e të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
administrativ:

administratív,-e mb. që kryen funksionet e administratës, që është administratë; që lidhet me administratën, i administratës: njësi (qendër) administrative; ndarje administrative; me rrugë administrative.

administrator:

administratór,-i m. sh. -ë(t) nëpunës i administratës; ai që administron një sipërmarrje a një pasuri.