Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adhurueshem
adhurueshëm:

adhurúesh/ëm (i), -me (e) mb. që është për t’u adhuruar: sjellje e adhurueshme.

Të ngjashme:
admirueshëm:

admirúesh/ëm (i), -me (e) mb. që ngjall admirim, që është për t’u admiruar: sjellje e admirueshme.

padurueshëm:

padurúesh/ëm (i), -me (e) mb. 1. jo i durueshëm: njeri i padurueshëm; tregohej i padurueshëm. 2. që nuk mund të durohet: dhembje e padurueshme; gjendje e padurueshme.

padhunueshëm:

padhunúesh/ëm(i), -me (e) mb. drejt. që nuk lejohet të dhunohet (për banesën etj.); që mbrohet për të mos e prekur a për të mos e shkelur dikush me dhunë (për kufijtë); i paprekshëm, i pacenueshëm.

durueshëm:

durúesh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që duron; që ka durim: është njeri i durueshëm. 2. që ka vullnet e aftësi të merret me dikë a me diçka ose të presë për një kohë të gjatë; këmbëngulës. 3. që mund të durohet; kund. i padurueshëm: vapë (dhembje) e durueshme.