Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adhurues
adhurues:

adhurúes,-i m. sh. -(it) ai që adhuron: adhurues i artit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Majmuni është majmun qoftë edhe kur stoliset me ari. Snobizmi — si dukuri që po përhapet, dhe snobët — si bartës të snobizmit, janë një materie shumë interesante për shkrimtarët, e veçanërisht për humoristët dhe satirikët. Urdhëroni, prandaj, shokë shkrimtarë, veshuni me kujdes që të mos u plagosin adhuruesit apo kundërshtarët dhe lëshojuni në galeritë e shumta të kësaj miniere të pasur të jetës sonë bashkëkohore. Urdhëroni dhe shkruani për snobët edhe në qoftë se ndonjeri prej jush është vetë snob. Mund t'ju përkujtoj se Marsel Prusti, megjithëse snob dhe dendy edhe vetë, është marrë shpesh me trajtimin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
dhurues:

dhurúes,-e mb., edhe si em., që dhuron diçka: dhuruesit e gjakut.

admirues:

admirúes,-i m. sh. -(it) ai që admiron dikë a diçka: admirues i pikturës.

dashurues:

dashurúes,-e mb., edhe si em., që ka ose që shpreh dashuri: me shikim dashurues.

aderues:

aderúes,-e mb., edhe si em., që aderon në një parti etj.

dhunues:

dhunúes,-e mb. 1. edhe si em., që dhunon: njeri dhunues; dhunues i fjalës së lirë. 2. që bëhet me dhunë, që mbështetet në dhunë, i dhunshëm.