Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adhuroj
adhuroj:

adhur/ój kal., -óva, -úar kam dashuri të zjarrtë e nderim të madh për dikë a për diçka; edhe fet., e nderoj si perëndi, i përulem e i falem. / pës. adhuróhem.

Të ngjashme:
dhuroj:

dhur/ój kal., -óva, -úar 1. jap diçka si dhuratë; jap a shpërndaj dhurata. 2. fig. i jap dikujt një kënaqësi të madhe me një veprim a fjalë të mirë. 3. v. III e pajis me mjaft anë të mira, i fal a i jep diçka të vyer etj.: natyra i ka dhuruar shumë të mira e begati këtij vendi. / pës. dhuróhet v. III.

admiroj:

admir/ój kal., -óva, -úar e vështroj dikë a diçka me ëndje e me kënaqësi të madhe; e vlerësoj lart: e admiroj për durimin. / pës. admiróhem.

ashëroj:

ashër/ój kal., -óva, -úar 1. çaj një dru, e bëj ashra. 2. mbuloj a rrethoj me ashra. / pës. ashëróhet v. III.

azhurnoj:

azhurn/ój kal., -óva, -úar libr. përditësoj.

dashuroj:

dashur/ój kal., -óva, -úar 1. e dua me gjithë zemër një njeri të seksit tjetër: dashuron një vajzë (një djalë). 2. libr. e dua me gjithë shpirt diçka që më tërheq e më pëlqen shumë.