Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adet
adet:

adét,-i m. sh. -e(t) bised. zakon: bëj adetet.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mund të jetë e rrezikshme fjala mohuese dhe refuzuese, po aq mund të jetë e rrezikshme për autorin e saj edhe heshtja e krijuesit, sepse, gjithmonë janë gjetur dhe do të gjenden shpirtëra të shitur, që do ta shtrojnë pyetjen profane: përse filanfisteku hesht pikërisht sot, e deri dje nuk e kishte adet të heshtte?! Forma e dytë e heshtjes ishte e ashtuquajtura heshtje si pozë intelektuale dhe heshtjet e këtilla janë mjaft të shpeshta qoftë ndër radhët e qytetarëve të rëndomtë, qoftë edhe ndër radhët e krijuesve. Ngjet kështu për arësye se numri i qytetarëve dhe i krijuesve që duan pozat është shumëfish...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ajet:

ajét,-i m. sh. -e(t) fet. varg i kuranit.

alet:

alét,-i m. sh. -e(t) bised. vegël.

det:

det,-i m. sh. -e(t) 1. hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, e rrethuar me tokë zakonisht jo nga të gjitha anët: deti Adriatik (Jon); det i keq det me dallgë; lahem në det; rreh detet udhëton nëpër dete; mori detin shkoi diku larg duke udhëtuar nëpër det; e zë deti i vjen për të vjellë kur udhëton në det; në det të hapur larg nga brigjet e detit; ka det deti është me dallgë; edhe po të jetë në fund të detit… kudo që të jetë; deti s’kalohet më këmbë (fj. u.); s’matet deti me pëllëmbë (fj. u.); nuk soset (nuk thahet) deti me lugë (fj. u.); ç’bën në det, e gjen në kripë (fj. u.) e keqja që kërkon t’i bësh tjetrit, do të të bjerë mbi kokë një ditë. 2. gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta për kafshë a për bimë të ujërave të kripura ose të bregdetit: breshkë deti (zool.); karkalec deti (zool.); lakër deti (bot.); dash deti (zool.); fik deti (bot.); bishë deti (bot.). 3. fig. shumicë e madhe njerëzish, sendesh etj.; hapësirë e madhe, diçka e pamasë dhe e pafund: det njerëzish. 4. si ndajf. me shumicë, pa fund; plot e përplot: u bë gruri det; u bë det u përmbyt; u lag krejt; hëngri shumë, u dend, u zhdëp.

adër:

ád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bised. gjepur; shaka, hokë.

amët:

ámët (i, e) mb. 1. i amësht. 2. i lagësht: rroba të amëta.