Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adertar
adërtar:

adërtár,-i m. sh. -ë(t) bised. ai që thotë gjepura; shakaxhi, hokatar.

Sinonime / Të përafërta:
shakaxhi
hokatar
Të ngjashme:
dertar:

dertár,-e mb. edhe si em., që ka shumë derte; që vuan shpirtërisht nga brengat dhe nga hallet; që shqetësohet për brengat dhe për hallet e të tjerëve: njeri dertar.

abortar:

abortár,-i m. sh. -ë(t) mjek. dështimore.

derëtar:

derëtár,-i m. sh. -ë(t) roja te dera e një ndërmarrjeje, e një bujtine etj., portier.

habertar:

habertár,-e mb., edhe si em., bised. lajmëtar.

nderuar:

nderúar (i, e) mb. 1. që nderohet, që çmohet e që vlerësohet nga të tjerët: punë e nderuar. 2. përdoret para emrit të një njeriu kur i drejtohemi me nderim: i nderuari mik!; i nderuari zoti… 3. faqebardhë: dolën të nderuar.