Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aderoj
aderoj:

ader/ój jokal., -óva, -úar libr. bashkohem me një lëvizje politike, bëhem anëtar i një partie etj.

Të ngjashme:
nderoj:

nder/ój kal., -óva, -úar 1. e vlerësoj lart, e çmoj shumë dikë: nderoj prindërit. 2. i nxjerr emër të mirë, i bëj nder; bëj që të vlerësohet nga të tjerët; kund. turpëroj: nderuan atdheun (popullin). 3. i jap diçka si shenjë të veçantë vlerësimi; i bëj nder. 4. përshëndet me një lëvizje të dorës etj.; usht. përshëndet duke ngritur dorën pranë kapelës ose duke kthyer kokën në një drejtim: majtas (djathtas) - ndero!

deroj:

der/ój jokal., -óva, -úar lyp nëpër dyert e botës: deron poshtë e përpjetë.

acaroj:

acar/ój kal., -óva, -úar e bëj më të nderë, e tendos; e keqësoj, e pezmatoj: ma acaroi plagën; i acaruan fjalët.

admiroj:

admir/ój kal., -óva, -úar e vështroj dikë a diçka me ëndje e me kënaqësi të madhe; e vlerësoj lart: e admiroj për durimin. / pës. admiróhem.

adresoj:

adres/ój kal., -óva, -úar, edhe fig., libr. i drejtoj dikujt diçka ose e drejtoj diku.