Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ader
adër:

ád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bised. gjepur; shaka, hokë.

Sinonime / Të përafërta:
gjepur
shaka
hokë
Të ngjashme:
adet:

adét,-i m. sh. -e(t) bised. zakon: bëj adetet.

nder:

nder,-i m. 1. tërësia e vetive morale të çmuara të njeriut, që shfaqen në sjelljet dhe në veprimet e tij; cipa e njeriut në shoqëri; pastërtia morale e dikujt, ndershmëria dhe besnikëria; kund. turp: i mori nderin e turpëroi; ia dha nderin në dorë (në grusht) (dikujt) e shau rëndë, e bëri për pesë para. 2. emër i mirë që gëzon dikush; lavdia; krenaria; dikush a diçka me veti të larta: nderi i kombit; doli me nder doli faqebardhë. 3. nderimi që na bëjnë të tjerët ose që e shfaqim për ata, vlerësimi i lartë: i bën nder e nderon; e kam (e quaj) për nder më nderon; të falem nderit! (pasth.) faleminderit!; kam nderin të… lart. shprehje mirësjelljeje kur i drejtohemi dikujt me nderim të veçantë; e quaj si shenjë të veçantë nderimi; qofsh me nder! (ur.); / sh. -e(t) bised. nderimet që i bëhen dikujt: e priti me të gjitha nderet. 4. edhe sh. -e(t), e mirë a shërbim që i bëhet dikujt: ia di për nder (dikujt) i jam mirënjohës; i ka bërë shumë ndere; bën nder e gjen qeder (bised.) bën mirë e gjen keq. 5. përdoret në tog me një emër tjetër, i cili tregon diçka që bëhet a që jepet si shenjë vlerësimi ose nderimi të veçantë për dikë: titull nderi; qytetar nderi.

afër:

áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë; drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër.

ajër:

áj/ër,-ri m. 1. lëndë e gaztë, që mbështjell tokën dhe që përbëhet kryesisht nga oksigjeni e hidrogjeni; hapësira e lirë mbi tokë: ajër i pastër (i ngrohtë, i lagësht, i rëndë); flluskë ajri; marr ajër; qëndron në ajër; shtie në ajër. 2. klimë, mjedis: ndërroj ajër.

avër:

áv/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. afsh i nxehtë; zagushi. 2. thëllim. 3. akullishtë.