Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adekuat
adekuat:

adekuát,-e mb. libr. që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet plotësisht: pasqyrim adekuat.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...strukturën e saj. Në disa prej vjershave të tij, edhe pse numri i tyre pa dyshim është i vogël, vërehet mospajtimi ndërmjet ndjenjës, përshtypjes, mendimit dhe shprehjes: ndërmjet impresioneve dhe ekspresioneve. Tek poetët e fortë apo, të themi, edhe vetëm të mirë, forma gjithmonë është shprehje adekuate e përmbajtjes, idesë, ndjenjës së tyre. Lexuesi i poezisë apo prozës së tyre nuk mund ta ndalë vëmendjen tek elementet e jashtme dhe gjithmonë është i nxitur që të perceptojë tërësinë në vend të elementeve përbërëse, shprehjeve, figurave apo ndonjë vargu të veçantë. Ai prore shkoqet prej tyre me...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
dëkuar:

dëkúar (i, e) mb. që është dëkuar: mur i dëkuar; plak i dëkuar.