Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës adërtar
adërtar:

adërtár,-i m. sh. -ë(t) bised. ai që thotë gjepura; shakaxhi, hokatar.

Sinonime / Të përafërta:
shakaxhi
hokatar
Të ngjashme:
abortar:

abortár,-i m. sh. -ë(t) mjek. dështimore.

dertar:

dertár,-e mb. edhe si em., që ka shumë derte; që vuan shpirtërisht nga brengat dhe nga hallet; që shqetësohet për brengat dhe për hallet e të tjerëve: njeri dertar.

artar:

artár,-i m. sh. -ë(t) argjendar.

lavërtar:

lavërtár,-i m. sh. -ë(t) bujku që lëron arën me qe; pendar.

lodërtar:

lodërtár,-i m. sh. -ë(t) ai që i bie daulles.