Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë
acetón,-i m. kim. lëng pa ngjyrë e me erë të fortë, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, si tretës etj.
acétik,-e mb. kim. uthullor: acid acetik.
flet/ón jokal. v. III, -ói, -úar gjethon.
amt/ón jokal. v. III, -ói, -úar bie në fund, fundërron; bie ngadalë, qëmton: amton vaji; amton bora.
betón,-i m. lëndë ndërtimi, që gatuhet duke përzier çimento me zhavorr e me ujë: urë (shtyllë) betoni.
letón,-i m. sh. -ë(t) 1. banor vendës i Letonisë ose me prejardhje nga Letonia.