Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës acarues
acarues:

acarúes,-e mb. që të acaron: zhurmë acaruese.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Ju lutem të më kuptoni drejt. Ne nuk dyshojmë aspak për njerëzit tuaj. - Ai u gëlltit. - Madje ne nuk dyshojmë as për turqit. Jo, dyshimet tona janë për tjetërkënd. -Po ju dëgjoj, - tha Stres Gjikondi për të tretën herë. Gërvishtjet e pendave të të dy shkronjësve të kontit, e bënin edhe më acaruese heshtjen. - Urën tonë përpiqet ta shemb shoqëria "Lundra dhe (rape”, - tha përfaqësuesi i të huajve. Sytë e tij zhbirues iu ngulën kontit. Nga përkulja e shpinës, shikimi i tij ngjante edhe më dyshimtar. Kryezoti ynë e përballoi qetësisht atë vështrim. Dukej menjëherë se kjo gjë pak...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
aderues:

aderúes,-e mb., edhe si em., që aderon në një parti etj.

alarmues:

alarmúes,-e mb., edhe si em., që të alarmon; që ngjall alarm: tip alarmues.

matarues:

matarúes,-e mb., edhe si em., mbarështues.

prarues:

prarúes,-e mb. që praron: rrezet praruese të diellit.

sqarues:

sqarúes,-e mb. që sqaron: shënime sqaruese.