Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës acartë
acartë:

acártë (i, e) mb. 1. shumë i ftohtë, i thatë e me ngrica (për motin). 2. fig. i ashpër, i vrazhdë: sjellje e acartë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ç'ndodhte pastaj: fjalët merrnin dhenë. Midis atyre që nuk u gëzuan aspak për urën, madje u hidhëruan, ishte plaka Ajkunë. Për të ajo nuk paratha veçse një të keqe. Ajo është shpina e qoftëlargut, tha ajo, dhe mjerë ai që do të kuturisë t'i hipë sipër. VII Në fund të marsit, një mëngjes të acartë (ishin tri ditele shkundadimrit), më thirrën prapë me ngut te konti. Me me ngut te konti. Më zuri drithma, se kujtova se mos kishin ardhur prapë ata belbanët e marrë. Do ta kisha më të lehtë të përktheja qukapikët. Më erdhi turp nga vetja kur, ndërsa po kotesha në karrocë, e kapa veten...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
acaroj:

acar/ój kal., -óva, -úar e bëj më të nderë, e tendos; e keqësoj, e pezmatoj: ma acaroi plagën; i acaruan fjalët.

acarim:

acarím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve: acarimi i kohës; acarimi i marrëdhënieve. 2. shtrëngesë e madhe; zemërim, ashpërsim.

acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

çartë:

çárt/ë,-a f. bised. grindje; përçarje: u hyri çarta.

acar:

acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari.