Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës acaroj
acaroj:

acar/ój kal., -óva, -úar e bëj më të nderë, e tendos; e keqësoj, e pezmatoj: ma acaroi plagën; i acaruan fjalët.

Të ngjashme:
acartë:

acártë (i, e) mb. 1. shumë i ftohtë, i thatë e me ngrica (për motin). 2. fig. i ashpër, i vrazhdë: sjellje e acartë.

acidoj:

acid/ój kal., -óva, -úar kim. thartoj. / pës. acidóhet v. III.

aderoj:

ader/ój jokal., -óva, -úar libr. bashkohem me një lëvizje politike, bëhem anëtar i një partie etj.

aktroj:

aktr/ój jokal., -óva, -úar teatr. luaj në teatër.

alarmoj:

alarm/ój kal., -óva, -úar e shqetësoj shumë dikë, i prish gjakun për diçka: alarmoi gjithë klasën.