Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës acarime
acarim:

acarím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve: acarimi i kohës; acarimi i marrëdhënieve. 2. shtrëngesë e madhe; zemërim, ashpërsim. Shih acaroj

acarimë:

acarím/ë,-a f. acari. Shih acaroj

Sinonime / Të përafërta:
zemërim
ashpërsim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjersa të mbetet i ngulur jetë e mot mbi fytyrë të dheut. U bëftë, pra, Arbër! LVI Me gjithë ngricën e madhe prej kufirit ka lëvizje trupash turke. Lodërtitë s'dëgjohen, po flamujt shquhen që larg. Një mëngjes, në të dyja anët e urës, te hyrja dhe te dalja u dukën rojat e principatës. Acarimi i kryezotit tonë me pashallëkun fqinj kishte shkuar më tej. Rojat e armatosura ndenjën gjithë ditën e gjithë natën tek ura, pranë pllakave të çmimeve. Kujtuam se kjo ishte një gjë e përkohshme, por pas tri ditësh, në vend që të hiqeshin, rojat u shtuan. Nga të gjithë anët vijnë veç lajme të...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

gagarimë:

gagarím/ë,-a f. sh. -a(t) zëri i patës a i rosës.

kakarimë:

kakarím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zëri i pulës kur kakaris; kakarisje. 2. edhe fig., kryes. sh., iron. dërdëllitje dhe të qeshura: lëri kakarimat!; s’ia kemi dëgjuar kakarimën s’ia kemi dëgjuar zërin, s’dimë se ku është.

acartë:

acártë (i, e) mb. 1. shumë i ftohtë, i thatë e me ngrica (për motin). 2. fig. i ashpër, i vrazhdë: sjellje e acartë.