Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës acarimë
acarimë:

acarím/ë,-a f. acari.

acarim:

acarím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve: acarimi i kohës; acarimi i marrëdhënieve. 2. shtrëngesë e madhe; zemërim, ashpërsim.

Të ngjashme:
acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

gagarimë:

gagarím/ë,-a f. sh. -a(t) zëri i patës a i rosës.

kakarimë:

kakarím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zëri i pulës kur kakaris; kakarisje. 2. edhe fig., kryes. sh., iron. dërdëllitje dhe të qeshura: lëri kakarimat!; s’ia kemi dëgjuar kakarimën s’ia kemi dëgjuar zërin, s’dimë se ku është.

acartë:

acártë (i, e) mb. 1. shumë i ftohtë, i thatë e me ngrica (për motin). 2. fig. i ashpër, i vrazhdë: sjellje e acartë.