Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës acar
acar:

acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari.

acar:

acár,-e mb. 1. i acartë: erë acare. 2. fig. shumë i kthjellët: ujë acar; / shumë i pastër e i rregullt (kryes. në të veshur).

acar:

acár ndajf. fig. 1. ashpër, vrazhdë. 2. shumë pastër (kryes. në të veshur). 3. ngushtë, pisk: e ka punën acar.

Sinonime / Të përafërta:
ashpërsi
zemërim
acari
ashpër
vrazhdë
ngushtë
pisk
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...edhe pas puthjeve, madje edhe pas puthjeve të saj, ato që gjithmonë ishin më të ëmblat. Deshi ta pyeste, ç'ke kështu, por butësisht, pa kurrfarë alarmi, siç pyetet partnerja naive, kur e mundon shkelja e një premtimi. Tani habitej jo me të, por me naivitetin e tij. Sidomos disa ditë më pas, kur acari nga sytë kishte kaluar te frymëmarrja, te supet, sidomos në çastet përpara zhveshjes, madje aq dukshëm, saqë ai kishte dyshuar se mos ishte e virgjër. Vajza ishte përgjigjur turbull, as po, as jo, me ca folje në mënyrën kushtore, edhe po të isha, nuk do ta kisha problem, në kohën që tronditja...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

ajar:

ajár,-i m. sh. -ë(t) 1. kosh i madh për drithë. 2. vjet. baraspeshë; drejtpeshim: e bëri barrën ajar e ndau sa andej edhe këtej; e bëri ujin ajar hodhi sa ujë të ngrohtë, aq edhe të ftohtë.

arar:

arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.