Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës abuzues
abuzues:

abuzúes,-e mb., edhe si em., libr. që abuzon; shpërdorues: abuzues i ligjit (i pushtetit).

Sinonime / Të përafërta:
shpërdorues
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...njerëzve të aftë dhe të prirur, në njerën dhe me fushatat kundër tyre, në anën tjetër. Nuk është çudë, prandaj pse mediokritetet e infektuara prej xhelozisë më së shpeshti bëhen spiunë, tradhëtarë, kolaboracionistë, kriminelë — në kohë të luftës dhe poltronë lakej, lajkatarë, bishtëlëmues, duarfërkues, abuzues, çnderues, kuazipatriotë, matriotë, kokëborokegojëtroke, truthatëgojëplotë, shpirtashtagojëtrokashka, kokëthatëkëmbëgjatë, shpirtkazma, zemërderra, këmbëmajtëecdjathtë, kobashë, lalashë, merrmosdhënës, dorëgjatëxhepthellë, e të tjerë — në kohë të paqes. Biografitë e mediokriteteve të kësaj fare,...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
akuzues:

akuzúes,-e mb., edhe si em. 1. drejt. që ngre akuzën në gjyq: pala akuzuese. 2. që akuzon dikë; që shpreh akuzë: me ton akuzues.

zbulues:

zbulúes,-e mb. që bëhet për të zbuluar diçka; që bën një zbulim: kërkime zbuluese; patrullë (veprimtari) zbuluese.

zbulues:

zbulúes,-i m. sh. -(it) ai që bën një zbulim; shpikës. 2. usht. ai që mbledh të dhëna ushtarake për kundërshtarin; ai që merret me zbulim ushtarak.

burues:

burúes,-i m. sh. -(it) burimi i diçkaje: burues drite (energjie); burues i të këqijave.