Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës abstrakt
abstrakt:

abstrákt,-e mb. 1. edhe si em. f., që del me anë të abstraktimit, jo konkret; tepër teorik e i vështirë për t’u kuptuar; kund. konkret: koncept abstrakt; nga konkretja tek abstraktja; / gjuh. që shënon diçka, e cila mund të perceptohet mendërisht, jo me shqisa; kund. konkret: kuptim abstrakt. 2. mat. që nuk shoqërohet me emrin e njësisë së matjes a të sendeve të numëruara: numër abstrakt.

Antonime:
konkret
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...universale dhe në qoftë se këto dukuri universale i përfaqësojnë përmes personazhesh të paidentifikuara, me emra simbolike, dhe përmes ngjarjesh të pacaktuara në pikëpamje kohore. Nuk është rastisje pse veprat e këtilla bëhen shpejt të mërzitshme pikërisht pse e veçantja e trajtuar në to duket abstrakte, metafizike. Me pandehjen se në atë mënyrë mund ta meritojnë më lehtë atributin e shkrimtarëve modernë, ata harrojnë se edhe prozatorët modernë, sikundër janë Xhems Xhojsi, Marsel Prusti, Virgjinia Vulfi, Viljem Fokneri, kurse sot Natali Saroti, Mishel Bytori dhe Alen Rob-Grije, u venë emra të caktuar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
abstraktoj:

abstrakt/ój kal., -óva, -úar libr. bëj abstraksion.

ekstrakt:

ekstrákt,-i m. sh. -e(t) kim. lëndë që nxirret nga bimët, nga kafshët etj. me anë të proceseve kimike a fizike.

abstraktim:

abstraktím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve; abstraksion.

antrakt:

antrákt,-i m. sh. -e(t) teatr. ndërakt.