Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës absolut
absolut:

absolút,-e mb. 1. që nuk varet e nuk kushtëzohet nga diçka tjetër, që merret jashtë çdo krahasimi; kund. relativ: vlerë absolute; e vërteta absolute (filoz.). 2. i plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; i përsosur, i padiskutueshëm a i domosdoshëm: epërsi absolute; besim absolut; shumicë absolute. 3. që nuk njeh asnjë ligj e kufizim për pushtetin vetjak; tiranik, despotik, autokratik: monarki absolute.

Sinonime / Të përafërta:
tiranik
autokratik
Antonime:
relativ
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...(çka na ka dhënë një nga skenat më të habitshme të këtij romani). Me përjashtim të këtyre dy shtysave instinktive, gjenerali e zotëron veten e vet, aq sa mund ta bëjë këtë një njeri buzë greminës, në atë masë sa këta të vdekur, të gjetur me vështirësi njëri pas tjetrit, do të kthehen në shenja absolute të dështimit të tij. Gjetja gjeniale e Kadaresë është imponimi i një vazhdimësie të dukshme midis kësaj lufte, të zhvilluar para njëzet vjetësh, dhe kësaj paqeje, e cila, me gjithë shenjat e jashtme, nuk është një paqe e vërtetë, për arsyen e thjeshtë se vazhdon të jetë e mbarsur me vdekjen...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...paruajtur, u derdhën nëpër të dhe dogjën e plaçkitën qytetin. Pothuaj krejt popullsia vendase u masakrua. Paskëtaj osmanët iu drejtuan kështjellave Akriv dhe Rupel; dy ditë me radhë mbrojtësit e Rupelit, që ishin gjithashtu shqiptarë, u mbrojtën me vendosmëri. Por më në fund, përballë epërsisë absolute të forcave osmane ata vendosën të dorëzohen. Gjithë popullsia e Rupelit, me gra e fëmijë, u shpërngulën me forcë në Stamboll. Vetëm 20 shqiptarë që kishin luftuar më parë në Tars kundër sulltanit e që me të njëjtin qëllim kishin ardhur edhe në Rupel, iu nënshtruan hakmarrjes së Mehmetit II. Ky...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"