Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës abrash
abrash:

abrásh,-e mb., edhe si em., bised. 1. me flokë e vetulla të bardheme; me preka në fytyrë (për njerëz); me blana të bardha në trup e në turi (për kuaj); laraman. 2. fig. i prapë, i vrazhdë: vajzë abrashe.

Sinonime / Të përafërta:
laraman
Të ngjashme:
abrashe:

abrásh,-e, -ja f. sh -e(t) prekë.

balash:

balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.

bramsh:

bramsh,-i m. sh. -a(t) 1. tokth, kokël: bramsha sheqeri; / pjepër i vogël; fik i papjekur. 2. fig. fëmijë i vogël, camërdhok.

larash:

larásh,-e mb., edhe si em., i larmë, laraman: mace (pulë) larashe; pëllumb larash.

lerash:

lerásh,-e mb., edhe si em. 1. i fëlliqur me lerë; i palarë, i ndyrë. 2. fig. gojëndyrë; i pamoralshëm.