Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës abort
abort:

abórt,-i m. sh. -e(t) mjek. dështim.

Sinonime / Të përafërta:
dështim
Të ngjashme:
abortar:

abortár,-i m. sh. -ë(t) mjek. dështimore.

abortoj:

abort/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar mjek. dështoj. / pës. abortóhet v. III.

afërt:

áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3. që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të afërta (gjuh.).

ahore:

ahóre,-t f. sh. bot. familje drurësh si ahu, dushku, gështenja etj.

ajërt:

ájërt (i, e) mb. 1. që është si ajri, i gaztë. 2. fig. i lehtë a i padukshëm si ajri