Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës abat
abat:

abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sufragane nga 14 që kishte pasur dikur. Nga këto, tre i përkisnin territorit të Arbrit dhe qenë peshkopatat e Krujës, Kunavisë dhe Stefaniakës, që edhe gjeografikisht ndodheshin më pranë Durrësit. Ndërkaq, më 19 qershor të vitit 1166, titullari i kishës së Arbrit, peshkopi Lazar, i shoqëruar nga abati i manastirit benediktin të Shelbuemit (Rubik), Gjergji, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të kishës katolike të Shën Trifonit në Kotorr, ku iu rezervua nderi i veçantë i konsakrimit të njërit prej altareve të kishës. Në ceremoninë në fjalë ndodheshin edhe përfaqësues të peshkopatave dhe të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
afat:

afát,-i m. sh. -e(t) koha e caktuar për të bërë diçka ose caku kohor kur duhet të fillojë a të mbarojë një punë: afati i shlyerjes ( i dorëzimit); përfundoi para afatit.

rabat:

rabát,-i m. sh. -e(t) treg. zbritja e çmimit të një malli ose të një detyrimi tregtar: shitje me (pa) rabat.

bat:

bat,-i m. sh. -a(t) grackë për zogj, me një rrasë mbi një gropë: kunji i batit. / kurth.

abaci:

abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.

abis:

abís,-i m. sh. -e(t) libr. humnerë.