Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës abaci
abaci:

abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tilla manastire qenë, p.sh., manastiri i Shën Lleshit në derdhjen e poshtme të Matit, i Shën Pavlit në Blinisht, i Shën Mërisë së Ndërfanit buzë Fanit të Madh, manastiri i Shën Lleshit në Orosh, i Shën Kollit në Breg-Matë, i Shënepremtes në Kurbin e së fundi, manastiri i Shelbuemit në Rubik. Këto abaci nuk përmenden përpara vitit 1166, por elementë të veçantë, si shtresat me mozaikë, afresket apo mbishkrimet e mureve, dëshmojnë qartë për një hershmëri shumë të madhe të tyre. Pas ndarjes së kishave, më 1054, këto manastire u kthyen në avanposte të katolicizmit roman në sferën ortodokse, duke...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
abëcë:

abëcë,-ja f. sh. -(të) 1. alfabet. 2. nj. fig. fillimet e një pune; njohuritë fillestare; a-ja: abëcëja e demokracisë.

acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

akacie:

akáci/e,-ja f. sh. -e(t) bot. dru bishtajor i vendeve të ngrohta, me gjemba, me gjethe vezake në dy anët e një bishti të gjatë, me lule të bardha në vile e me erë të mirë; drizë e butë.

apati:

apatí,-a f. libr. limonti, pandjesi.

avari:

avarí,-a f. sh. -(të) tek. dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë punës: pësoi një avari.