Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës a
a:

a një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e parë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) a.

a:

a,-ja f. sh. -(të) 1. tingulli ose shkronja a. 2. si em. f. fig. fillimi i diçkaje; gjëja e parë që duhet; njohuritë fillestare: e nis nga a-ja.

a:

a lidh. lidh dy fjali ose dy gjymtyrë të një fjalie, zakonisht për të zgjedhur njërën nga ato çfarë shprehin; ose, o; apo: e pëlqen a s’e pëlqen, do ta pranosh; mirë a keq, kjo është.

a:

a pj. thekson pyetjen ose habinë, dyshimin, talljen, zemërimin, shpërfilljen etj.; ë; ama: a more vesh?; a je si je?; ti e paske thënë, a!; a ç’trim!

a:

a pasth. përdoret kur shprehim habi, miratim, shpërfillje, tallje, qortim etj. ose kur kujtohemi papritur për diçka; ah; aha: a, pa shih kush na qenka!; a, ç’më kënaqe!; a, në të zënça!; a, po, kam qenë po, kam qenë edhe unë; ç’u bëre, a i vrarë!

Sinonime / Të përafërta:
ose
apo
ama
ah
aha
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.