Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çalaman
çalaman:

çalamán,-e mb. keq., edhe si em., i çalë.

Të ngjashme:
çaklaman:

çaklamán,-e (çakramán,-e) mb., edhe si em., i rreckosur; endacak.

fjalaman:

fjalamán,-e mb., edhe si em., që flet shumë; që flet pa i peshuar fjalët: është fjalaman i madh.

laraman:

laramán,-e mb., edhe si em. 1. i larmë: gjarpër laraman; misër laraman; laramania e Shkodrës lopa e larme e Shkodrës. 2. fig. që është me shumë fytyra, laragan: njeri laraman.

qaraman:

qaramán,-e mb., edhe si em., keq. 1. që qan shpesh e pa ndonjë shkak (për fëmijët); që ankohet gjithnjë. 2. fig. i përvajshëm; që shpreh ankime të tepruara: me zë qaraman.

kalama:

kalamá,-ni m. sh. -j(të) bised. 1. fëmijë i vogël, foshnjë: zëra kalamajsh. 2. edhe si mb., keq. njeri i papjekur dhe pa përvojë, çilimi; axhami: ishte fare kalama.