Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çal
çal:

çal,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., njeri i çalë.

Të ngjashme:
dal:

dal jokal., dóla, dálë 1. shkoj nga brenda jashtë; largohem nga diku a vete diku tjetër: doli nga shtëpia; dal nga kopshtet (nëpër botë) shkoj, shëtit; doli te burri (bised.) u martua; doli nga Lidhja (nga Traktati); v. III buron, rrjedh; hiqet nga vendi; vërshon; përhapet; shmanget; ikën: i dolën djersë (lotë); doli naftë; doli lumi nga shtrati; doli nga tema (fig.); / fig. vij, rrjedh: ka dalë nga gjiri ynë. 2. v. III mbin, rritet diçka; shpërthen, lind; shfaqet (një sëmundje etj.); ngrihet e dallohet mbi një sipërfaqe: dolën sythet; i dolën dhëmbët (thinjat); i doli tabani tokës; doli dielli (hëna). 3. takoj dikë; i paraqitem, gjendem përpara, ndeshem; dukem a shfaqem diku; pres i doli përpara të birit; i doli në ëndërr; i doli në shteg (fig.); nuk i dal dot në sy (dikujt). 4. v. III (zakon. me trajtë të shkurtër përemrore), edhe fig., bised. përfundon; humbet, dobësohet më ikën, më largohet; nuk është më: doli dimri; doli nga përdorimi; i ka dalë nga qejfi (nga zemra); i doli frika; i doli kripa i iku kripa (djathit etj.); fig. e humbi lezetin; më doli nga mendja (nga koka) e harrova. 5. v. III, edhe fig., bëhet e njohur diçka, zbulohet: doli fjala e morën vesh të gjithë; doli në shesh (në dritë)(diçka); i dolën të palarat; i doli tymi (diçkaje). 6. edhe fig., shpëtoj nga një gjendje e vështirë, kapërcej një rrezik a kaloj në një gjendje tjetër; arrij në një gjendje a në një përfundim të caktuar, kryej një punë të vështirë; ia kaloj dikujt (edhe në një varg njësish frazeologjike): doli faqebardhë (i pafajshëm); kam dalë në pension; doli mbi të tjerët ua kaloi të tjerëve; ku do të dalësh?; del po në atë qafë; doli në jetë. 7. v. III nxirret, formohet, prodhohet: uji del nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin; / botohet; shpallet; vihet në shitje: doli një roman i ri (bised.); dolën domatet e vendit. 8. v. III, edhe fig., vjen si përfundim, si rrjedhim a si pasojë; paraqitet; zgjidhet siç duhet (edhe në një varg njësish frazeologjike): del e nevojshme (e domosdoshme); s’i dolën llogaritë; s’të del mundimi përfitimi është më i vogël nga puna a nga përpjekjet që bën; ushtrimi nuk del ushtrimi nuk zgjidhet; i doli keq pati pasoja të hidhura; si do t’i dalë filli (dikujt a diçkaje)! 9. edhe fig., bised. bëhem, arrij të fitoj një profesion: doli inxhinier (mjek). 10. edhe fig., ndërmarr diçka me vullnetin tim: i doli krah (dikujt) e përkrahu, e mbrojti; / e tregoj veten se ç’njeri jam, dukem; v. III duket si është diçka pasi provohet; vërtetohet (edhe në një varg njësish frazeologjike): i doli bakri (dikujt) (keq); doli shyt s’fitoi gjë. 11. v. III mjafton, arrin: nuk më doli koha; po s’doli, do të teprojë (shak.) të rregullohemi me atë që kemi, të mos kërkojmë tjetër gjë kur s’ka. 12. v. III të nxjerr ose të çon diku: ku del kjo rrugë? 13. v. III fig. i jepet dikujt një mundësi etj.: i doli fati vajzës (vjet.) u fejua e u martua; i doli asi fitoi, i eci; i doli lotaria i erdhi e mira te dera; i doli emri iu ngarkua një detyrë; u zu në gojë.

fal:

fal kal., -a, -ur 1. nuk e quaj më fajtor dikë dhe nuk e ndëshkoj; drejt. ia heq ose ia ul dënimin dikujt: më falni për vonesën; i falën jetën nuk e dënuan me vdekje. 2. e liroj dikë nga një detyrim, nuk ia kërkoj më: ia fali borxhin; i fali gjakun (etnogr.) hoqi dorë nga vrasja për gjakmarrje. 3. i jap dikujt një dhuratë ose diçka për ta përdorur pak, për ta parë etj.: i fali një orë; fal jetën (lart.) jap jetën, flijohem. 4. (në mënyrën urdhërore dhe me trajtë të shkurtër përemërore më, na) përdoret kur i drejtohemi dikujt me mirësjellje: më falni, a mund të hyj? 5. shuaj (dritën, zjarrin etj.). 6. ul, përkul: fali kryet. 7. fet. kryej lutjet e një riti fetar: fal bajramin. 8. përshëndet.

gal:

gal,-e mb., dhe si em., galan.

mal:

mal,-i m. sh. -e(t) 1. vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës, me kreshta e me shpate dhe me bimësi të ndryshme etj.: mali i Tomorit (i Korabit, i Moravës); qafë mali; çaj mali; dru mali; varg malesh; mori malet doli në mal; u arratis; zbriti nga malet; është sa një mal ka përmasa të mëdha; rrofsh sa malet! (ur.); mali me malin nuk piqet (nuk takohet), njeriu me njeriun piqen (takohen) (fj. u.); s’i bihet malit me kokë (me krye) (fj. u.) thuhet kur është e pamundur të bëhet diçka; / malësi; vendbanim malor: zbriti nga mali në qytet; / vjet. krahinë malore (edhe si njësi etnografike): kuvendi i maleve. 2. krahin. pyll: u fsheh në mal; pres dru në mal. 3. grumbull a numër i madh sendesh; diçka me përmasa të mëdha: kam marrë një mal me letra; është sa një mal ka përmasa të mëdha.

dal:

dal pavet. dílet: nuk i dilet përpara.