Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çakloj
çakloj:

çakl/ój kal., -óva, -úar gris; bëj lecka-lecka.

Të ngjashme:
çaloj:

çal/ój kal., -óva, -úar 1. eci duke anuar mbi njërën këmbë ose mbi të dyja këmbët: s’çalon gomari nga veshët (fj. u.) nuk prish punë një e metë e vogël. 2. fig. kam të meta a zbrazëti; nuk përparoj mirë: çalon puna; çalon në mësime.

caktoj:

cakt/ój kal., -óva, -úar 1. jap sasinë, masën, vlerën ose vendin e diçkaje; vendos për kohën e diçkaje, për qëndrimin që duhet mbajtur ose për mënyrën e veprimit; e lë ose e ndaj për një qëllim a për një punë: caktoj çmimin; caktoj kufijtë; caktoj vendin e takimit; caktoj kushtet; caktoj truallin e shtëpisë. 2. e ngarkoj dikë me një detyrë a për një punë; emëroj: e caktoj përgjegjës. / pës. caktóhem.

dalloj:

dall/ój kal., -óva, -úar 1. shquaj me shqisa ose me mend dikë a diçka; veçoj njërin nga tjetri sipas veçorive e tipareve të ndryshme që kanë; e vë re dhe e njoh në një mjedis: dalloj të mirën nga e keqja; dalloj kuptimet e fjalës; s’dallon dot grurin nga thekra (fj. u.). 2. bised. vë në dukje vlerat, punën etj. e dikujt, shquaj dikë në krahasim me të tjerët. 3. jokal. kam tipare e veçori që më shquajnë nga të tjerët; ndryshoj, dallohem: dallojnë njëra nga tjetra. 4. trajtoj në mënyrë të pabarabartë, parapëlqej dikë a diçka.

faktoj:

fakt/ój kal., -óva, -úar e vërtetoj diçka me fakte. / pës. faktóhet v. III.

kaploj:

kapl/ój kal., -óva, -úar 1. e pushtoj dhe e mbuloj me krahë; e shtrij, e vë poshtë; e pllakos: klloçka kaploi zogjtë. 2. v. III (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., më zë a më pllakos diçka; më pushton një ndjenjë e nuk më hiqet: më kaploi gjumi; / jokal. shfaqet e përhapet menjëherë; vërshon.