Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çaki
çaki:

çakí,-a f. sh. -(të) brisk i vogël.

Të ngjashme:
jaki:

jakí,-a f. sh. -(të) 1. lëndë e butë që bëhet duke përzier të bardhën e vezës me sapun, me lesh a me pambuk etj. dhe që forcohet si allçi pasi kemi mbështjellë pjesën e thyer a të ndrydhur të një gjymtyre; llapa me sapun, me qepë, me vaj etj. që vihet në pjesën e vrarë të trupit. 2. prerje a e çarë e vogël e plagës, që ajo të rrjedhë e të pastrohet.

kaki:

kakí,-a f. sh. -(të) 1. bot. hurmë: kaki e egër. 2. si mb. që ka ngjyrën e barit në të verdhë: këmishë kaki.

raki:

rakí,-a f. pije alkoolike, e kulluar si uji, që nxirret nga mushti i rrushit ose i disa pemëve të tjera: raki kumbulle (mani, dëllinje); raki e fortë (e butë); punishte rakie; një shishe (një gotë) raki; ziej(bëj, nxjerr) raki; pjek raki (krahin.) ziej raki; e zuri rakia e humbi mendjen ose nuk e ndien veten mirë ngaqë ka pirë shumë raki; i doli rakia i doli pija, u bë esëll; e la rakinë nuk pi më; e pi rakinë me opingë (bised). është pijanec i madh.

vaki:

vakí,-a f. bised. ndodhi, ngjarje: bën vaki ndodh, rastis.

çakë:

çák/ë,-aI f. sh. -a(t) presa e vijës së ujit: çakat e arës.